Greqisë i është dhënë më shumë kohë për të shlyer borxhet e saj dhe realizuar reformat e domosdoshme, informoi ministri grek i Financave, Yiannis Stournaras.

Athina kishte kërkuar më parë dy vite më shumë kohë, për të realizuar shkurtimet buxhetore të vendosura si kusht nga “trojka” për akordimin e plotë të të gjithë kësteve të huasë prej 130 miliardë eurosh.

Huatë e trojkës, një treshe që përfshin Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, janë ato që po mbajnë ende në këmbë financat helene praktikisht të falimentuara.

Në bazë të kritereve të kredisë prej 130 miliardë eurosh, Greqia duhet të finalizojë programin e ri të shkurtimeve, në mënyrë që përfitojë fonde të reja.

”Sot fituam shtyrjen e afatit”, deklaroi ministri i Financave për mediat greke gjatë pasdites, pa specifikuar se kohë i është dhënë Athinës.

Stournaras përcaktoi se masat do të shkojnë për miratim në Parlament përpara javës së ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA