Gjermani, memoriali për romët

24/10/2012 15:40

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, inaguroi një memorial në Berlin, kushtuar romëve që humbën jetën gjatë Holokaustit nazist.

Memoriali, i konceptuar si një rreth uji në lëvizje me një majë metalike në qendër, është vendosur në parkun Tiergarten, pranë Parlamentit Gjerman.

Zbulimi i kësaj strukture vjen pas disa vitesh vonesash dhe mosmarrëveshjesh në lidhje me kostot dhe projektin.

Sipas ekspertëve, midis 220-500 mijë anëtarë të komunitetit rom u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si rrjedhojë e doktrinës raciste të Gjermanisë Naziste.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, së bashku me rreth 100 të mbijetuar të tjerë iu bashkuan Merkelit në ceremoninë hapëse.

”Çdo person i vetëm që i është nënshtruar genocidit, ka kaluar vuajtje përtej çdo imagjinate. Çdo fat i vetëm i tillë më mbush me keqardhje dhe turp për krimet e së shkuarës”, deklaroi Merkel, e cila shtoi se “kujtesa, është e domosdoshme që këto ngjarje të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA