
Eksportet e produkteve shqiptare kanë ulur deficitin tregtar me 2.4 për
qind krahasuar me muajin gusht dhe me 2.8 për qind krahasuar me të
njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në shtator 2012 u eksportua 18.9 mld lekë mallra me rritje 8.6 për qind në krahasim me gusht 2012 dhe rritje 11.4 për qind në krahasim me shtator 2011. U importuan 46.5 mld lekë mallra me rritje 1.8 për qind në krahasim me gusht 2012 dhe rritje 2.5 për qind në krahasim me shtator 2011. Deficiti tregtar i ktij muaji është 27.6 mld lekë duke shënuar një ulje prej 2.4 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 2.8 për qind krahasuar me shtator 2011”, tha Alma Mezini, specialiste e Tregtisë së Jashtme në INSTAT.
Sipas INSTAT importi i mallrave me akcizë ka patur ulje me 22.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Peshën më të madhe të këtyre mallrave 77.9 për qind e zënë nënproduktet e naftës. Partnerët kryesore tregtarë të vendit tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
Top Channel