Kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia do ta humbasë Kosovën nëse nuk ndryshon pozitën e saj në proçesin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.

“Kundër Thaçit kam luftuar dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare edhe do të kisha fituar. Por nga viti në vit, duke humbur kohë, Serbia po humbet edhe Kosovën”, ka thënë Daçiç.

“Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Kostandinopoja është kryeqytet grek, por ajo nuk është më. Ndërsa ata flasin për këtë prej 100 vjetësh”, ka vijuar kryeministri për televizionin publik serb.

Duke iu referuar proçesit të bisedimeve me Prishtinën, ai ka nënvizuar se platforma e tyre duhet të jetë fleksibël dhe të përkojë me rrethanat në të cilat ndodhet Serbia.

Më tej Daçiç ka theksuar se Serbia duhet të gjejë një zgjidhje për Kosovën, pasi sipas tij ajo përbën një problem në të gjitha aspektet, por ka pranuar se statusi i saj nuk do të jetë temë e bisedimeve.

“Nuk jam i sigurt nëse statusi do të jetë temë qendrore, por normalizimi dhe përparimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës po”, ka deklaruar më tej Daçiç.

Nga raportimet e fundit të mediave serbe rezulton se platforma e Serbisë në bisedimet me Kosovën do të ketë si pikë kryesore të saj veriun e Kosovës.

Presidenca ka hartuar platformën e famshme serbe e cila do të duhej të bashkonte partitë politike lokale rreth kësaj çështjeje që për ta ka një rëndësi madhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA