Ndërsa Serbia rregullon marrëdhëniet nga njëra anë, i shkatërron nga ana
tjetër. Bosnja dhe Hercegovina është shteti i radhës i irrituar me
deklaratat e presidentit Tomisllav Nikoliç dhe për anëtarin e
presidencës, Bakir Izetbegovic, është e papranueshme të shkojë në një
takim trelateral në Turqi.

Takimi duhej të ishte mbajtur në mes të përfaqësuesve të tri shteteve, por Izetbegoviç ka theksuar se thirrjet e Nikoliç janë të këqija. Përveç që ka deklaruar dy herë që Srebrenica nuk ka qenë gjenocid, ai për televizionin maqedonas Sitel, ka thënë se Bosnja është duke u zhdukur ngadalë në sytë tonë.

Në një letër që i ka shkruar Izetbeogovic presidentit Nikoliç, ka thënë se ‘dua të u njoftoj se Bosnja, të jeni shumë të sigurt, është sovrane, e pavarur dhe një shtet i njohur ndërkombëtarisht”.

Ai ka shtuar se kjo përkujton deklaratat e tash të akuzuarit në Hagë, Radovan Karaxhiç që Bosnja do të jetë një ferr, ndërsa myslimanët do të zhduken. Presidenca e Serbisë, nga ana tjetër ka reaguar vetëm se takimi nuk ka qenë i paraparë të ndodh për shkak të angazhimeve të Nikoliç, kurse për deklaratat e tij, Presidenca sqaron që ky është vetëm një shqetësim.

Top Channel