Presidenti malazez, Filip Vujanoviç shpreson një pjesëmarrje të Serbisë në samitin me presidentët e rajonit që do të mbahet në Budva në fund të këtij viti.

Vujanoviç tha se ftesa për pjesëmarrje, ashtu si edhe herët e tjera do t’i dërgohet edhe presidentit serb, Tomisllav Nikoliç dhe se shpresonte në pjesëmarrjen e tij në takimin ku e ftuar do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Takimet mes presidentëve të rajonit janë shndërruar në një traditë tashmë. Në samitet e të tillë lloji ftohen për pjesëmarrje krerët e shtetit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Për shkak të politikës së deritanishme serbe për të bojkotuar të gjitha takimet dhe forumet ku pjesëmarrëse ishte Kosova, Serbia nuk ka marrë pjesë asnjëherë në të tilla samite.  

Top Channel