Boshnjaku mysliman Camil Durakoviç është rizgjedhur kryetar i komunës së Srebrenicës, qytet ky i bërë i famshëm nga masakra me të njëjtin emër e vitit 1995, ku rreth 8 mijë burra e djem myslimanë u vranë nga forcat serbe.

Nga rezultatet e publikuara mbrëmjen e së hënës mbi zgjedhjet lokale të 7 tetorit rezulton se Durakoviç ka siguruar 46 për qind të votave, duke fituar kundrejt kandidates serbe Vesna Koçeviç, me 39% të votave.

Pas luftës në Bosnjë, qyteza e Srebrenicës është ndarë mes myslimanëve boshnjakë dhe serbëve ortodoksë, të cilët janë një komunitet i vogël.

Rregullat e reja zgjedhore i kanë penguar myslimanët e larguar nga Srebrenica që të votojnë në zgjedhjet e këtij viti, duke i nxitur ata që të nisin një fushatë regjistrimi të votuesve në mungesë.

Nga ana tjetër, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “AFP”, banorët serbë janë ankuar se zgjedhjet janë vendosur nga njerëz që nuk jetojnë në Srebrenicë.

Më herët gjatë vitit u përkujtua 15-vjetori i masakrës, e konsideruar si më e rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç deklaroi se ngjarja në fjalë nuk ishte genocid, por një krim i rëndë, duke indinjuar kështu popullin boshnjak. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA