
Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë penale kundër Feride
Bilallit, 60-vjeçares nga fshati Hotël i Kumanovës për armëmbajtje pa
leje.
60-vjeçarja ishte pjesë e të dyshuarve për vrasjes e pesë peshkatarëve maqedonas dhe njëra ndër të arrestuarat në operacionin policor “Monstra”.
Ndërkohë, dita e premte është afati i fundit për ngritjen e aktakuzës edhe për të dyshyuar kryesor për vrasjen e pesëfishtë. Nëse nuk do të ketë aktakuzë deri të premten, të akuzuarit për këtë vrasje që ndodhi në prill në afërsi të Shkupit, duhet të lihen të lirë.
“Deri ditën e premte duhet të ketë aktakuzë. Nëse nuk do të ketë, atëherë paraburgimi për të akuzuarit ndërpritet, pasi të shtunën bëhen 180 nga arrestimi. Me këto dëshmi që deri tani që janë prezantuar nuk duhet të ketë aktakuzë”, tha Naser Raufi, avokati mbrojtës.
Avokati që mbron të akuzuarit, tha se deri më tani nuk është prezantuar asnjë provë kundër të dyshuarve. Megjithatë ai i druan mundësisë për montimin e këtij procesi kundër klientëve të tij. Duke folur për dëshminë që dha në Gjykatë dëshmtiari i mbrojtur në rast ‘Monstra’, avokati Naser Raufi, tha se ajo nuk mund të llogaritet si provë kundër të akuzuarve.
“Dëshmia e dëshmitarit të rrezikuar nuk është provë dhe me atë deklaratë dëshmitari i lartëpërmendur nuk akuzon askënd prej të burgosurve dhe në deklarëtn e tij nuk ka asgjë që inkriminon dikë prej të akuzuarve që i përfaqësoj unë. Kjo deklaratë e këtij dëshmitari është fillim i ndonjë montimi”, thotë avokati.
Ndryshe nga avokati i të akuzuarve është shprehur gjykatësi hetues, Vladimir Tufegxhiq, i cili ka thënë se ekzistojnë një numër i madh i dëshmive, që po çojnë drejtë zbardhjes së vrasjes së pesëfishtë.
Top Channel