Horece Greasley, dikur një rob lufte në një kamp përqendrimi gjerman, u arratis mbi 200 herë, në atë që mund të renditet si një prej historive më të pabesueshme të Luftës së Dytë Botërore.
Sot 90-vjeçar, Greasley kthehej gjithmonë pas në qelinë e tij të pistë, pasi kalonte netëve disa orë me të dashurën e tij hebrehe, Rosa Rauchebach, e cila mbahej në një pjesë të posaçme të kampit, pasi shërbente si përkthyese.
Historia e dashurisë që lindi në kushtet më të pamundura midis saj dhe ushtarit të ri britanik bëri që ky i fundit të rrezikonte jetën në raste të panumërta për t’i qëndruar pranë.
Siç tregoi Greasley në botimin e autobiografisë së tij, atëherë 20-vjeçar, ai kishte arritur të gjente një koordinim perfekt për kalimin në pjesën tjetër të kampit, përtej telave me gjemba, që patrulloheshin vazhdimisht nga esesët gjermanë.
Aq perfekt ishte ky kombinim dhe përpikmëria e tij, sa që ai asnjëherë nuk u kap në këtë aventurë që ndërmerrte disa herë në javë.
Marrëdhënia e Greasley me përkthyesen 17-vjeçare u ndërpre vetëm disa muaj përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur kampi i robërve britanikë të luftës u transferua në territorin gjerman, nga Polonia që po binte në duart e sovjetikëve.
Pas përfundimit të konfliktit, ushtari mësoi në një letër se e dashura e tij ishte në muajt e fundit të shtatzanisë. Ata patën kohë të planifikonin se si do të jetonin bashkë, duke u trasnferuar në Britani, por Rosa ndërroi jetë gjatë lindjes, së bashku me foshnjen e saj.
Kjo histori e rrallë dashurie, është njëkohësisht duke u përjetësuar në një film të Hollivudit, me titullin: “A këndojnë zogjtë në ferr?”.
Top Channel