
Platforma e Serbisë në bisedimet me Kosovën do të ketë si pikë kryesore të sajën bisedimet lidhur me veriun e Kosovës.
Presidenca ka hartuar platformën e famshme serbe e cila do të duhej të bashkonte partitë politike serbe rreth kësaj çështjeje madhorë, ndërsa të mërkurën krerët e shtetit dhe zyrtarët që kanë të bënë me Kosovën do të njoftohen lidhur me dokumentin.
Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë, ka theksuar se dokumenti është ende në përpunim dhe udhëheqësit do ta diskutojnë këtë platformë për ta miratuar në fund.
Megjithatë, dokumenti që do të duhej të bashkonte serbët, por edhe të tregonte mënyrën se si do të sillet Serbia, është pritur të përfundonte kohë më parë, por nuk është publikuar për shkak të takimeve konsultuese në Bruksel. Më parë, ideja ka qenë që të diskutohet edhe për mundësinë e ndarjes, por tani kjo temë është braktisur publikisht.
Top Channel