
Drejtori i përgjithshëm i OPEC për Zhvillimin Ndërkombëtar ndodhet në
Shqipëri për një vizitë. Ai ka parë nga afër një nga projektet që po
zbatohen me financime të OPEC-ut ne bashkepunim me Fondin Shqiptar te
Zhvillimit.
Pas inspektimit, Al-Herbish vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë dhe kontributin e programit që po ndikon në përmirësimin e infrastrukturës rrugore me qellim uljen e varferise
“Rruga që po shohim sot është një shembull shumë i mirë i kontributit që OFID po jep për zhvillimin e vendit. Janë rreth 110 km rrugë që kemi financuar. Asistenca jonë kontribuon midis të tjerash në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila mbetet një element kyç i strategjisë së Qeverisë Shqiptare për transportin dhe ka si qëllim përmirësimin e aksesit te popullsise rurale drejt shërbimeve bazë dhe tregjeve, duke ndihmuar në uljen e varfërisë”, tha Al-Herbish.
Segmenti Shijak-Gjepalaj me një gjatësi prej 6,3 kilometrash lidh komunën Gjepalaj me qytetin e Shijakut dhe të Durrësit, duke iu lehtësuar kushtet e transportit dhe aksesit ndaj shërbimeve jetike për banorët e zonës.
Top Channel