BE-ja mund ta rishqyrtoje liberalizimin e regjimit te vizave per
Ballkanin. Ne nje artikull te saj, dojce vele sqaron se udhetimi pa viza
ne Europe mund te kufizohet serish per shkak te rritjes se ndjeshme te
kerkesave per azil.

Ne Gjermani, flitet per abuzim me kete liri te re qe iu dha vendeve te rajonit. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich ka bere haptazi thirrje per rivendosje te regjimit të vizave, e kerkesa te ngjashme vijne edhe nga Franca, vendet e Beneluksit e Austria. Zona Shengen përfshin shumicën e vendeve të BE-së, por edhe Islandën, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Atje vlen liria për të udhëtuar pa kontroll të pasaportave dhe regjim të vizave.

Kushdo që dëshiron të hyjë nga jashtë brenda zonës Shengen duhet parimisht të ketë një vizë. Por në vitet e fundit, BE-ja ka zbutur kërkesat e saj për viza për shumë vende. keshtu, qe nga dhjetori i vitit 2009 serbët dhe maqedonët nuk kanë nevojë për viza. por fakti qe kete vit, 7.000 vete nga te dy keto shtete kane aplikuar per azil ne gjermani, ka shtyre zyrtaret e larte gjermane ta vene ne pikepyetje heqjen e vizave.

Duke cituar Yves Pascouau nga Qendra e Politikave Evropiane, Deutsche ëelle thote se politika e vizave, e cila ndiqej në Ballkan ishte pjese nje politikë me e gjere te liberalizimit. Por kufizimi i lirise se qarkullimit pa viza eshte i mundur sipas tij, nëse konstatohet një rritje anormale e azilkërkuesve nga vendet e caktuara, te cilet nuk kane ne te vertete të drejtë për azil.

Pascouau sqaron se kriteret që do të çojnë në rivendosjen e regjimit të vizave jane tashme ne tryeze, ndersa shton se duhet bere dallimi mes të rregullave mbi të drejtën e azilit dhe atyre për lirinë e lëvizjes dhe emigrimit.

Top Channel