“Për një jetë më të mirë”/ Me lot në sy familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Përplasja mes policisë së Kosovës dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka vazhduar edhe në Qendrën Klinike Universitare, këtu ku ndodhet e shtruar në gjendje kome një shtetase gjermane e cila ishte sjellë nga vendi i protestës së Vetëvendosjes.
Personeli i sigurimit të QKUK-së ndaloi ekipet televizive të xhirojnë në ambientet e qendrës emergjente. Mjekët përgjegjës po kështu nuk pranuan të komentojnë për gjendjen e gjermanes e cila rezulton të mos ketë qenë fare pjesë e protestës.
Bashkëshorti i saj Arben Krasniqi i cili është herë pas here në kontakt me mjekët thotë se gjendja e saj është e rëndë. Sipas tij mjekët dyshojnë për sulm në zemër.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e këtij rasti i cili duket se ka shqetësuar policinë e Kosovës. Familjarët kritikojnë forcat e rendit se kanë hyrë në dhomën e reanimacionit duke kërkuar informacione të panevojshme në kohën kur pacientja ishte në rrezik për jetën. Për shendetin e shtetases gjermane u interesua edhe Ambasada gjermane e cila dërgoi përfaqësuesit e saj në QKUK.
Megjithatë shtetësja gjermane, sikurse bashkëshorti i saj Arben Krasniqi janë të afërm të dy anëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje, deputetes Albulena Haxhiu si dhe aktivistit Alban Krasniqi i cili u arrestua në QKUK e më pas u lirua.
Policia e Kosovës mohon deklaratat e Vetëvendosjes për ndërhyrje në QKUK, Baki Kelani arsyetoi të drejtën e policisë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të ndonjë pacienti.
Top Channel