Mbrojtja: Asnjë aferë me pronat

22/10/2012 20:30

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se proçesi i shitjes së pronave ushtarake është bërë sipas proçedurave përkatëse, duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga PS për abuzime me to.

“Ministria e Mbrojtjes është e detyruar që të zbatojmë ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës. Ministria e Financave ka raportuar se deri tani janë shitur 25 prona, 6 për qind e të cilave janë marrë nga ish-pronarët. Pronat që kanë qenë jashtë FA, janë kaluar pranë pushtetit lokal dhe institucioneve të tjera të pushtetit qendror, në bazë të politikave përkatëse”, deklaroi zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri.

Një ditë më parë, në vijim të denoncimit të shitjes larg transparencës, deputeti socialist Taulant Balla ishte në zonën e Dajtit ku denoncoi shitjen e mijëra metrave katrorë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Balla tha se janë 85 mijë metra katrorë në total në zonën e Dajtit për shitje larg vlerës së tregut nga Imami, hapësirë në të cilën përfshihen:

Ofiçina Qesarak – Tiranë, 15 mijë metra katrorë
Batalioni i Ndërlidhjes – Qesarakë, 32 930 metra katrorë
Ish-Batalioni i Këmbësorisë – Shupal, 1365 metra katrorë
Reparti 8890 – Rrapi i Treshit 34 126 metra katrorë
Ish-Shtabi i Repartit 1511 – Qesarakë, 13 387 metra katrorë”

Sipas Ballës, të gjitha këto prona nën varësi të Imamit po shiten pa u marrë në konsideratë nevojat e komunitetit apo pa u konsultuar me pushtetin vendor.

“I referohem dokumentacionit të përgatitur nga komuna Dajt që i drejtohet Sali Berishës. I kërkohet që pronat në Dajt të mos shiten, por tek to të ndërtohet një shkollë për komunitetin. Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh”, theksoi Balla.

Kjo mënyrë e nxituar dhe e pakonsultuar e shitjeve hedh dyshime për afera korruptive, deklaroi nga Dajti Taulant Balla

“Në mendjen e tyre janë vetëm interesat e oborrit të Saliut dhe të Arben Imamit”, përfundoi deputeti socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA