Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert ka deklaruar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Sipas “REL”, Degert ka thënë se tashmë dihen kushtet që duhet t’i plotësojë Serbia për të hyrë në BE dhe Unioni sipas tij nuk do të paraqesë të reja.

“Bashkimi Evropian nuk paraqet kushte të reja, kriteret e Kopenhagenit janë të njëjta për të gjithë, ndërsa çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE“, ka thënë Degert.

Ai i ka bërë këto komente teksa ka paraqitur rezultatet e një ankete, sipas të cilës 48 për qind e qytetarëve të Serbisë e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa 33 janë kundër.

Anketa tregon gjithashtu se është gjithnjë e më i madh numri i atyre që mendojnë se vendi sot është shumë më larg BE-së sesa në vitin 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA