Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Duke folur në samitin ekonomik të Serbisë, të mbajtur në Beograd, Daçiç ka thënë se përmirësimi i raporteve ka ardhur pasi palët nuk duan më ta gënjejnë njëra-tjetrën.

“Më herët e kemi pasur rastin, kur paradite kemi gënjyer BE-në, pasdite partnerët tanë të lindjes, ndërsa në mbrëmje vetveten. Nuk dëshirojmë të gënjejmë më, nuk kemi se për çfarë të gënjejmë dhe do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të afrohet dhe të hyjë në BE“, ka thënë Daçiç.

I cituar nga “B92”, kreu i qeverisë serbe ka theksuar se Beogradi do të bëjë gjithçka që është e mundur që BE të mos i paraqesë kushte të cilat Serbia nuk mund t’i përmbushë.

Fundjavën e kaluar Daçiç deklaroi se takimi i tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, nuk ishte një devijim nga politika e Beogradit për çështjen e Kosovës.

Daçiç shtoi se duke marrë pjesë në atë takim, Serbia vërtetoi se nuk është ajo problemi. Sipas tij, arritje në këtë takimi ishte marrëveshja e arritur me homologun Thaçi që ndalon vendimet e njëanëshme të të dyja palëve, pa marrë më parë miratimin nga pala tjetër për çështje të përbashkëta.

“Ne besojmë se bisedimet do të mbahen me statusin neutral, por nuk përjashtojmë mundësinë e bisedimeve për statusin, megjithëse pala tjetër nuk e pranon këtë. Ne mendojmë se në të ardhmen do të jenë të domosdoshme bisedimet mbi këtë çështje”, tha Daçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA