
Një pamje të zymtë të bizneseve të tyre kanë përshkruar edhe tregtarët në atë që quhet “tregu çam”, në kryeqytet.
Kryetari i opozitës, Edi Rama, përshkoi këtë ditë të dielë këtë treg që vetëm pak vite më parë kishte panoramën e një tregu tejet të frekuentuar. Rritja drastike e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, ishin disa nga shqetësimet e tregtarëve.
“Paguajmë taksat me borxhe” dhe “nuk bëjmë xhiro sa bënim fitim para disa vitesh” thanë tregtarët në interesim të kryetarit të opozitës.
Edi Rama tha se situata është e rëndë veçanërisht për biznesin e vogël në Shqipëri, i cili po jeton një krizë dramatike.
Kryetari i opozitës tha se masa e parë që socialistët do të ndërmarrin në qeverisje është pikërisht rivitalizimi i biznesit të vogël, duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël.
Për Partinë Socialiste zerimi i taksës së biznesit të vogël është një emergjencë ekonomike. Për Selinë Rozë rilindja shqiptare kalon përmes rimëkëmbjes së ekonomisë.
Top Channel