FRESSH denoncon politikën në shkolla

21/10/2012 00:00

FRESSH ka vijuar denoncimin për drejtorët e shkollave të mesme që sipas tyre kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar duke lejuar aktivitete politike të kryeministrit Berisha në to.

Ardian Lali, drejtor në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, Alket Lugaj, drejtor në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier dhe Erald Dapi në Baldushk, sipas përfaqësuesit të FRESSH, kanë shkelur nenin 8 të ligjit parauniversitar që ndalon politikëbërjen në shkollë.

FRESSH kundërshtoi se drejtuesit e shkollave e lejojnë këtë në kushtet e presionit të pushtetit, por sipas tyre për arsye të pastra politike.

FRESSH ftoi prindërit dhe shoqërinë civile që të reagojnë bashkarisht për të ndalur këtë fenomen në shkollat shqiptare.

Top Channel