Dialogu i Kosovës me Serbinë është i domosdoshëm për të vazhduar rrugën drejt integrimit në BE, ndërsa është e domosdoshme që të bisedohet edhe për një autonomi të zgjeruar të krahinave veriore të populluara nga pakicat serbe.

Ky ishte vlerësimi i ish-të dërguarit special të BE-së për negociatat e statusit të Kosovës, Stefan Lehne, sipas një prononcim të përcjellë të dielën nga “Telegrafi”.

Austriaku ka thënë se për veriun e Kosovës zgjidhja e ofruar me Pakon e Ahtisaarit nuk mjafton, “prandaj qeveria në Prishtinë duhet të llogarisë që në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë një balancim do të duhej të arrihej mes dëshirës së serbëve të veriut për të ruajtur pozicionet e tanishme dhe lidhjet me Serbinë, si dhe dëshirës së Prishtinës për të shtrirë sovranitetin e vet atje”.

Në këtë kuadër, për Lehnen, e vetmja zgjidhje e pranueshme është që veriu i Kosovës të mbetet brenda kufijve aktualë, por të përfitojë një autonomi të zgjeruar, që do ta bëjë territorin praktikisht të vetadministruar kete territor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA