LSI, përfundon votimi për kryetarin e ri

20/10/2012 18:45

Ka përfunduar proçesi i votimit për kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në disa qarqe të vendit ka nisur edhe proçesi i numërimit të votave.

Përfaqësuesi i LSI, Ylli Manjani në një prnoncim për mediat ka deklaruar se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë dhe se brenda ditës mund të dalin edhe rezultatet.

“Kanë votuar 31 mijë e 422 anëtarë. Në disa qarqe ka filluar numërimi. Pjesëmarrja në këtë proçes na ka dhënë një mesazh të qartë”, ka deklaruar Manjani.

Gara për kryetarin e partisë që është pjesë e koalicionit qeverisës zhvillohet mes Ilir Metës dhe sekretarit të përgjithshëm Luan Rama, që i janë nënshtruar votimit sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli zyrtarisht fushatën e dy kandidatëve, të cilët bënë deklaratat përkatëse përpara elektoratit të partisë.

“Është e rëndësishme që debati politik të përqendrohet në politikat ekonomike, ato të rritjes ekonomike, ato që e bëjnë këtë rritje më të qëndrueshme, tek ato që synojnë një shpërndarje më të drejtë të kësaj rritjeje në favor të shtresave më në vështirësi”, deklaroi Meta.

Ndërsa rivali i tij, Luan Rama u shpreh: “Të ecim më shpejtë do të thotë t’i bëhemi krah njëri-tjetrit, të jemi me njëri-tjetrin dhe të guxojmë për të fituar, për të përballuar sfidat, sepse LSI është partia e sfidave, LSI është partia e fitoreve nëpër sfida”.

Ndërkohë, kryetari i LSI-së së Tiranës, Shezai Rrokaj u shpërndau karta anëtarësie të rinjve që janë bërë pjesë e kësaj force politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA