Kabineti i Catherine Ashton publikoi rreth 24 orë me vonesë një foto të vetme zyrtare nga takimi mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në faqen zyrtare nuk ka asnjë foto tjetër përveç asaj ku Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç shfaqen të ulur, secili me nga një këshilltar, ndërsa në mes qëndron Përfaqësuesja e Lartë Ashton me këshilltarin e saj.

Takimi i një dite më parë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ishte i pari takim i nivelit më të lartë politik në mes dy vendeve, i cili pritet të ndiqet nga një takim i dytë së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA