
Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi se takimi i tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton nuk ishte një devijim nga politika e Beogradit për çështjen e Kosovës.
Daçiç shtoi se duke marrë pjesë në atë takim, Serbia vërtetoi se nuk është ajo problemi. Sipas tij, arritje në këtë takimi ishte marrëveshja e arritur me homologun Thaçi që ndalon vendimet e njëanëshme të të dyja palëve, pa marrë më parë miratimin nga pala tjetër për çështje të përbashkëta.
“Ne besojmë se bisedimet do të mbahen me statusin neutral, por nuk përjashtojmë mundësinë e bisedimeve për statusin, megjithëse pala tjetër nuk e pranon këtë. Ne mendojmë se në të ardhmen do të jenë të domosdoshme bisedimet mbi këtë çështje”, tha Daçiç.
Top Channel