
Prokurori John Clint Williamson, i cili është duke hetuar në emër të
Komisionit Evropian rastet e krimeve të luftës dhe akuzat e paraqitura
nga raportuesi Dick Marty, lidhur me tregtinë me organe ka takuar
presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, nga i cili ka marrë mbështetje
për hetimet e mëtejshme.
Williamson është duke mbledhur fakte dhe dëshmi për tregtinë me organe dhe paraprakisht ka takuar edhe zyrtarë të tjerë serbë dhe përfaqësues të organeve të hetuesisë serbe.
Njoftimi i presidencës serbe thotë se presidenti Nikoliç ka mbështetur këtë nismë duke ofruar një mbështetje të thellë për hetimet pasi, siç ka thënë Nikoliç, për Serbinë kanë një rëndësi të madhe, por edhe për stabilitetin në rajon.
Serbia kohë më parë, në përfundim të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës ka nxjerrë në televizionin publik një dëshmitar i cili flet në gjuhën shqipe dhe thotë se pasi është trajnuar nëpër kukulla, mjeket dhe komandantët e UÇK-së e kanë detyruar të nxjerr zemrën e njërit prej viktimave. Tregtia me organe në Shqipëri është edhe një nga temat e përhershme në median serbe.
Top Channel