Rezoluta e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nuk ka
sjellë asnjë koment për serbët. Qeveria e Serbisë në anën e saj ka marrë
vendim për të vazhduar bisedimet me Prishtinën, por pa saktësuar se në
çfarë mënyrash.

E vetmja gjë tani për Beogradin është që bisedimet duhet të jenë neutrale sa i përket statusit të Kosovës. Ivica Dacic, kryeministër i Serbisë, ka theksuar se Beogradi është i gatshëm të bisedojs me Prishtinën dhe është nisur për në Bruksel, në të njëjtën ditë kur edhe kryeministri kosovar, Hashim Thaci, do të jetë në kryeqytetin evropian.

Aleksandar Vullin, shef i zyrës për Kosovën, ka theksuar se rezoluta e Prishtinës tregon se qeveria atje është duke vazhduar me vendime të njëanshme.

Ai ka thënë se platformë e Serbisë do të paraqitet pasi të kuptohet se çfarë mendojnë institucionet kosovare për dialogun. Vuk Drashkovic, lider i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, ka thënë se Serbia është duke u rrënuar dhe një Serbie të tillë i duhet “rrëfimi për Kosovën”, për të mos zgjidhur problemet ekzistenciale.

Top Channel