
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare të cilës i është paraqitur
një strategji e detajuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentarë të
vitit 2013.
Mbledhja e cila ka zgjatur më shumë se 3 orë u zhvillua me dyer të mbyllura.Mësohet se ishte vetë kreu opozitës Edi Rama për gati 90 minuta, i cili prezantoi strategjinë edhe vizualisht nëpërmjet sistemit poëer-point, me të cilën socialistët synojnë fitoren e zgjedhjeve.
Strategjia është ndërtuar në dy kolona të cilat janë ato të vizionit e pikëpamjeve komunikative dhe organizimi. Katër janë çështjet ku do të fokusohet komunikimi me elektoratin, demokracia e re, ekonomia e re, shoqëria e re dhe integrimi.
Në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste janë parashikuar gjithe rruget per shpalosjen e programit politik, rruget per te ndertuar koalicionet politike ne prag te zgjdhjeve, menyra sesi do te sillet opozita me e madhe e vendit me median, si dhe strategjite per mbrojten e votes ne diten e votimit.
Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është edhe ndërtimi koalicioneve, për të cilat Rama mësohet të ketë thënë se ato do të ndërtohen në funksion të mirëqeverisjes së nesërme, duke mirëpritur kontributin e çdo force politike për t’iu bashkuar një koalicioni të gjerë opozitar.
Krahas këtyre çështjeve Rama ka shpalosur vizionin e PS-së për 100 ditën e para të qeverisjes së majtë. Asammbleja e PS e ka miratuar strategjinë e prezantuar nga kryetari Rama.
Ky ishte komenti i Blendi Klosit, sekretar organizativ i PS, në përfundim të mbledhjes së asamblesë. “U miratua në parim strategjia për zgjedhjet e ardhshme. Më pak se 260 ditë që kanë ngelur nga zgjedhjet, për çdo deputet, anëtar e mbështetës të kësaj partie do të jetë ditë pune për të arritur fitoren”, deklaroi Klosi.
Grupi i punës në PS për çështjet e të përndjekurve politikë i paraqiti asamblesë një raport për grevën e ish-të përndjekurve politikë ku konstatohet se: “ka mangësi serioze në zbatimin e ligjit sa i përket afateve të disbursimit të kësteve, si dhe amendimet e ligjit në vitin 2009 dhe 2011 ku parashikohet se nëse dëmshpërblimi nuk ka afate kohore krijon pasiguri juridike”.
Top Channel