Kontesti bilateral mes Shkupit dhe Athinës për emrin kushtetues të
Maqedonisë, duhet të zgjidhet sa më parë pasi ky problem po shkakton
pasiguri dhe tensione ndërentike në Maqedoni.

Kështu është shprehur profesoresha e Universitetit Bufalo në SHBA Vasiliki Neoftistos, gjatë një ligjërate në Uashington, dedikuar marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe Marrëveshjes së Ohrit. Sipas saj, problemi 20 vjecar greko-maqedonas i përkeqëson raportet ndëerntike në Maqedoni, për shkak përcaktimit të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian pavarësisht cështjes së  emrit dhe nga ana tjetër mosgatishmërisë së maqedonasve që të bëjnë kompromis me Greqinë për t’u intregruar në strukturat euro-atlantike.

Lidhur me problemin e emrit ka folur edhe ish Sekertari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan. Ai tha se kontesti i emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është shembulli i vetëm në historinë e një shtetit që i mohohet emri nga një vend fqinj.

Anan, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara prej vitit 1997 deri në vitin 2006, ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia kanë qenë afër zgjidhjes së kontestit të emrit gjatë mandatit të tij, dhe se Shkupi ka qenë i gatshëm për zgjidhje, por autoritetet greke nuk ka dashur të tejkalohet ky problem.

Top Channel