Meta: Të plotësojmë 3 kushtet

19/10/2012 00:00

Kryetari i LSI-së Ilir Meta kërkoi nga gjithë klasa politike angazhimin për plotësimin sa më parë të tre kushteve të kërkuara nga Komisioni Europian pës dhënien pa kushte të statusit të vendit kandidat në dhjetor.

“Është për të ardhur keq që rekomandimi pozitiv i këtij statusi nga ana e Komisioni Europian, ende kërkon një angazhim që duhet t ë ishtë përmbushur me kohë nga të gjitha forcat politike në parlament për miratimin e disa ligjeve të cilat janë gati, që janë të standardeve europiane. Ne përsëri apelojmë që urgjentishit forcat politike të përmbushin këto detyrime, mos bëhen pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor, pasi kjo është një aspiratë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësitë partiake”, tha kreu LSI-së, Meta.

Top Channel