Në seancën e së premtes, kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur kundër Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi gjatë seancës së parlamentit një ditë më parë.

Të nderuar deputetë, ka deklaruar Krasniqi, dëshiroj të tërheq fjalët e përdorura ditën e djeshme për ministrat e qeverisë, pa marrë parasysh nëse gjendja ndryshon apo jo”, deklaroi zoti Krasniqi.

gjatë seancës së të enjtes, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e PDK-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Nisja e punimeve u shty me 60 minuta pas prezencës së madhe të policisë në ambientet e parlamentit.

Ky ishte shkaku i deklaratës së kreu të kuvendit ndaj qeverisë Thaçi dhe Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, të cilin e quajti edhe “rrugaç”.

“Kërkoj nga kabineti qeveritar, konkretisht nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm, që të mos i keqpërdorin ata djem dhe vajza, që janë për të mbrojtur demokracinë, jo për interesa private. Ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, as për forcë policore e as për shtet policor. Ky vend ka nevojë për drejtësi dhe drejtësinë nuk e bën Bajram Rexhepi, që dëshiron të burgosë edhe presidentin, edhe kryetarin e Parlamentit. Kush ia dha atij këtë të drejtë?”, deklaroi Krasniqi.

Forcat e policisë i trembeshin protestave të Vetëvendosjes ndaj shtuan masat e sigurisë. Krasniqi kërkoi largimin e forcave policore për t’i dhënë dritën jeshile nisjes së seancës. Fjala e tij u shoqërua me duartrokitje nga deputetë të pranishëm në sallë.

Top Channel