Komisioni paralmentar për punë të brendshme konstaton se Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme tejkaluan kompetencat në ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit, gjatë protestave të lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi i Kosovës njofton se Komisionit parlamentar, nën drejtimin e kryetarit Ahmet Isufi, pas nje debati vlerësoi se veprimet e ministrisë bien në kundërshtim me nenin 5 të ligjit për policinë.

Kjo ngjarje thuhet se ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Gjatë këtij takimi nuk munguan as kritikat drejtuar sjelljes së deputetëve të kësaj lëvizjeje, gjatë zhvillimit të protestave të 17 tetorit.

Anëtarët e Komisionit kërkuan dy raporte lidhur me këtë çështje, një nga MPB-ja dhe një tjetër nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.

Pas marrjes së ketyre raporteve, Komisioni parlamentar për punët e brendshme pritet të japë vlerësimet përfundimtare për këtë çështje.

Vetëvendosje përleshet me policinë

Ndaj privatizimit të distributorit të KEK-ut paraditen e së mërkurës protestuan deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, 66 prej të cilëve u arrestuan pasi tentuan të hynin në ambjentet ku do nënshkruhej kontrata.

Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi disa prej tyre kapërcyen rrethojat e selisë së qeverisë.

Pas vendosjes nën kontroll të turmës nga policia, ishin deputetët e lëvizjes Vetëvendosje ata që qëndruan në hyrje të portës kryesore të qeverisë.

Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca kërkuan me ngulm që të hynin në sallën e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës.

Por policia e refuzoi kërkesën e tyre dhe pas disa minutash në përpjekje për t’i bindur i nxori ata me dhunë jashtë oborrit të qeverisë. Albin Kurti gjithë këtë ngjarje e përkufizoi me termin “shtet policor”.

Ndërsa Policia e Kosovës në një deklaratë zyrtare e quajti protestën e Vetëvendosjes një sulm ndaj objekteve shtetërore. Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, Naim Rexha, policia u detyrua të përdorte forcën. Rexha tha se mes të lënduarve ka pasur edhe pjesëtarë të forcave të rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA