
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton priti në Bruksel kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Kryefjala e takimit ishte vazhdimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Brukselit.
“Synimi i bisedimeve është përparimi në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të Brukselit.
Të enjten, Daçiç deklaroi se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën dhe se nëpërmjet këtyre bisedimeve nuk do të thotë se njeh pavarësinë e saj.
Ndërkohë, në orët e pasdites parashikohet që Baronesha Ashton të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, po për të njëjtën cështje.
Top Channel