Berisha: Mirënjohje komunitetit shqiptar në Bukuresht

19/10/2012 00:00

Asnjë vend tjetër në historinë e 100 viteve të fundit nuk mban më shumë
simbole të Pavaresisë së Shqipërisë sesa Rumania, me një komunitetet të
fortë shqiptar, që kanë hyrë në historinë e Shqipërisë si atdhetarët më
aktivë në shpalljen e Pavaresisë së Shqipërisë.

Në pranine e personaliteteve te shquara rumune dhe shqiptare, kryeministri Sali Berisha, mori pjese ne nje ceremoni mbreselenese ne Kishen Ortodokse te Shen Nikolait, ne qender te Bukureshtit, kishë e cila u vu ne sherbim te komunitetit ortodoks shqiptar per me shume se 3 dekada, deri ne vitin 1945. Ne kete kishe, ku shqiptaret e Rumanise festuan per vite me radhe Diten e Pavaresise se Shqiperise, themeluesi i kishes autoqefalae shqiptare, Fan Noli ka dhene meshe ne gjuhen shqipe ne vitin 1912.

Nje histori qe u perserit edhe gjate meshes se mbajtur ne prani te Kryeministrit Berisha, kryetarit te Bashkise se Bukureshtit, ish-presidentit rumun Ion Iliesku dhe perfaqesueve te familjeve te vjetra, anetare te delegacionit te komunitetit te shqiptareve te Rumanise, pjesemarres dhe firmetare te deklarates se Pavaresise.

Mirenjohes per atdhetarizmin e komunitetit shqiptar ne Bukuresht dhe mbeshtetjen e qeverise rumune te asaj kohe, kryeministri Berisha permendi faktet me te rendesishme historike qe lidhen me pavaresine e Shqiperise dhe simbolet e saj.  

“Këtu janë shkruar dhe shtypur abetaret e para të shqiptarëve. Këtu do të këndohej për herë të parë himni i vendit tim, himni kombëtar që këndohet që nga viti 1912. Kryeministri i asaj kohe Take Ionescu ishte kryeministri i parë që do të kontribuonte me një shumë të konsiderueshme në buxhetin e qeverisë së parë shqiptare. Dhe vendi juaj do të ishte i pari që do të njihte qeverinë  e pavarur dhe pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë qytet të bekuar komuniteti shqiptar luajti një rol përcaktues në vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali”, tha Berisha.

Ne nje tjeter akt simbolik, pas meshes ne kishen e Shen Nikolait, ambasada e Shqiperise ne Rumani dhe kryetari i bashkise se Bukureshtit organizuan nje pritje ne Grand Hotel Continental. Nje pllake perkujtimore ve ne dukje se 100 vjet më parë, Ismail Qemali qëndroi në këtë hotel, ku pasi diskutoi me bashkesine shqiptare te Bukreshtit veprimet per shpalljen e pavaresise, u nis per ne Shqiperi per te kurorezuar kete akt ne Vlore me 28 nentor 1912.  

Top Channel