Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, mohoi spekulimet se ai kishte qenë në shënjestrën e një tentative vrasje në Beograd gjatë së mërkurës.
Daçiç, gjithsesi konfirmoi lajmet për lëvizjet e dyshimta të policisë, duke konfirmuar se “një shtetas britanik me origjinë arabe u arrestua, por për akuzën e vjedhjes në rrethana rënduese”.
Arrestimi ndodhi në çatinë e një ndërtese, përballë së cilës kryeministri do të mbante një fjalim, por ai theksoi se “nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesin supozimin se ishte planifikuar një sulm ndaj jetës së tij”.
Daçiç, kryeministër i Serbisë, shërben njëkohësisht edhe në rolin e ministrit të Brendshëm, të mbajtur prej tij edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë, gjatë drejtimit të Tadiç.
Top Channel