Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës udhëheq listën institucioneve kosovare me shkelje ligjore në fushën e prokurimit publik për tendera, ndjekur nga KEK-u dhe disa ministri e komuna.

Ky konstatim u soll nga organizata joqeveritare “Fol”, e cila publikoi raportin e saj tremujor mbi monitorimin e prokurimeve në Kosovë.

“Fusha e prokurimit publik mbetet sektori më i korruptuar në vend”,  deklaruan përfaqësues të kësaj organizate në një konferencë për shtyp.

Duke pasur parasysh këto shkelje, humbjet në buxhetin e Kosovës arrijnë vlerën në mbi 3 milionë euro.

Menaxheri i projektit, Kenan Tore, ka thënë se në raportin e kësaj organizate, kampion i shkeljeve ligjore, të bëra në fushën e prokurimit publik, ka dalë “PTK”-ja me gjithsej katër tendera të parregullt.

Në këtë periudhë kohore, institucionet e lartpërmendura, ndërmarrjet publike, përkatësisht KEK-u dhe PTK-ja, ministritë dhe komunat kanë bërë shkelje ligjore në 18 raste tenderësh të ndryshëm.

Nga këta 18 tenderë, OSHP-ja në 11 prej tyre ka urdhëruar që të kthehen në rivlerësim, pesë janë kthyer në ritenderim dhe në një aktivitet prokurimi, pasi që janë evidentuar shkeljet, është anuluar me kërkesën e autoritetit kontraktues kurse në një aktivitet tjetër të prokurimit autoriteti kontraktues është gjobitur me gjobë”, ka thënë ai.

Kurse sa i përket shkeljeve të ministrive, ato kanë bërë shkelje në gjithsej katër tenderëve, ku Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë shkelje në dy prej aktiviteteve të prokurimit publik, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sport ka bërë shkelje në një aktivitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë shkelje në një aktivitet të prokurimit.Ndërmarrjet publike si KEK dhe PTK, gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë zbatuar procedurat e prokurimit publik konform ligjit në 7 tenderë të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA