Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE ka tërhequr nga procedura e rregullt parlamentare, projekt/ligjin për forcat maqedonase të sigurisë për ta për ta propozuar atë me procedurë të përshpejtuar.
Nga kjo parti, thonë se këtë vendim e kanë ndërmarrë për të shmangur bllokimin e ligjit nga ana e deputetëve shqiptarë në komisionet parlamentare. Lideri i partisë shqiptare në pushtet BDI, Ali Ahmeti, tha se partia e tij sërish do të bllokojë projektligjin e VMRO-së.
Ahmeti për këtë cështje ka biseduar edhe me drejtorin për zgjërim të Komisionit Evropian Stefano Sanino, gjatë një takimi në Shkup.
“Vetëtërheqja e projektligjit nga komisioni mëmë tregon që gjërat madhore në Maqedoni duhet të zgjidhen me konsensus, me marrëveshje. Duhet trajtim i barabartë dhe vetëm kështu mund të ketë sukses një ligj që të zgjidh problemet e të gjithë palëve që ishin në konflikt në vitin 2001”, tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
Përvec raporteve ndëretnike, Ahmeti, tha se për integrimin e vendit nevojitet progres edhe në raportet me fqinjët, vecanërisht me Bullgarinë dhe Greqinë. Sanino ka takuar në Shkup edhe kreun e PDSH-së, Menduh Thacin. Nga partia e Thacit thënë se integrimi i vendit, varet nga zgjidhja e cështjes së emrit.
“Pa kompromis me Greqinë për cështjen e emrit nuk ka integrime. PDSH do të vazhdojë të jetë konstruktive drejt proceseve eurointegruese në BE dhe NATO edhe pse jemi të vetëdijshëm se konstruktiviteti jonë mund të jetë i pafuqishëm përballë destruktivitetit të skajshëm të Qeverisë së Maqedonisë”, theksoi Merale U. Ferati, deputete e PDSH-së.
Sanino gjatë qëndrit në Shkup, u bëri me dije autoriteteve maqedonase, se vendi rrezikon rikthimin e regjimit të vizave nëse vazhdon abuzimi i sistemit nga azilkërkuesit.
Top Channel