Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Mjekët në spitalin britanik ku po kurohet 14-vjeçarja Malala Yousafzai, e cila u qëllua me armë nga talebanët, thonë se kanë shpresë se ajo mund ta marrë veten.
Vajzës pakistaneze, që mbërriti në Birmingam ditën e hënë, iu hoq një plumb nga kafka javën e kaluar. Talebanët deklaruan se e kishin qëlluar atë sepse “kishte promovuar kundërlaicizmin”.
Drejtori i spitalit, doktor David Rosser deklaroi se disa kolegë britanikë që kanë qenë në Pakistan besojnë se ajo ka shanse serioze për një rekuperim të mirë.
“Do të kishte qenë tërësisht e papërshtatshme që ta nënshtronim në gjithë këtë proçes mjekësor nëse nuk do të kishte shpresë për një rekuperim të mirë”, u tha Rosser gazetarëve.
Mjekët kanë kryer një seri testesh mbi adoleshenten dhe një zëdhënëse e spitalit tha për BBC se ata shpresonin të bënin një përditësim të gjendjes së saj mëngjesin e së martës.
Malala Yousafzai u dërgua nga Pakistani përmes Emirateve të Bashkuara Arabe me një aeroambulancë rreth një javë pasi ajo dhe dy moshatare u sulmuan teksa ktheheshin në shtëpi nga shkolla në provincën e Mingorës, në Luginën e Suotit.
Ajo u bë gjerësisht e njohur si promovuese e arsimimit të vajzave në Pakistan si rrjedhojë e një ditari që shkroi për BBC mbi jetën nën regjimin e talebanëve, kur ata ndaluan të gjitha vajzat që të shkonin në shkollë.
Top Channel