Para se të shfaqeshin heronjtë e rrëfimeve të 20 viteve të fundit, ekzistonte një tjetër botë përrallash me të cilën janë ushqyer breza të tërë.

Janë heronjtë e dashur që na mësuan se dashuria gjithmonë triumfon në fund dhe bashkë me të edhe e mira dhe e bukura.

Eshtë Pinoku, djaloshi prej druri që na dha leksionin e parë mbi përtacinë dhe për mbijetesën në një botë në të cilën ka edhe mashtrues dhe keqdashës.

Është Çipolinoja, djaloshi qepë që na ka dhuruar humor dhe mendim me aventurat dhe shokët e tij të mrekullueshëm.

Janë me dhjetra personazhe që kanë mbushur botën tonë fëmijënore, që na kanë përcjellë në mënyrë te thjeshtë e zbavitëse  mesazhe që na kanë vlejtur për gjithë jetën duke na bërë më të kujdesshëm, por dhe më të durueshëm dhe të mirë.

Në fëmijërinë e hershme duket se prindërit, gjyshet apo gjyshërit kanë dëshirë ende t’i tregojnë fëmijëve të tyre përrallat më të njohura si kësulëkuqja, ujku dhe kecat… etj.

Me kalimin e viteve janë vetë fëmijët që përzgjedhin librat me përralla që dëshirojnë të lexojnë duke përzgjedhur kështu se cilët janë heronjtë me të cilët duan të identifikohen.

“Ndër librat më të shitur dhe të lexuar për fëmijët janë ato të 1001 net, që janë ribotuar disa herë, së bashku me përrallat ruse apo ato indiane. Më tej mund të vazhdojmë edhe me fabulat apo librat si “Harry Potter”, ndikuar edhe nga shfaqjet televizive”, deklaroi librashitësja Valbona Sulaj.

Nën efektin e ekranizimit të shumë personazheve vajzat priren drejt princeshave me fuqi magjike ndersa djemte drejt heronjve agrsive apo me fuqi të mbinatryrshme.

Te frymezuar nga nje krijimtari tjeter, e ndryshme nga perrallat klasike, gjithesesi çdo fëmijë ka heroin e tij.


Tete arsye përse përrallat u shërbejnë femijëve

1. Përrallat u tregojnë fëmijëve si të përballen me problemet. Ndihmojnë sepse përmes tyre, fëmijët lidhen me jetën tonë, ëndrrat, ankthet dhe konsiderojmë si do të ishte po të viheshim në vendin e personazheve. Përrallat nuk u tregojnë fëmijëve se dragojtë ekzistojnë. Fëmijët e dinë se dragonjtë ekzistojnë. Përrallat u mësojnë fëmijëve si t’i vrasin dragonjtë.

2. Përrallat ndërtojnë rezistencë emocionale. Në përralla heronjtë triumfojnë. Fëmijët duhet të zbulojnë në një ambient të sigurt se gjëra të këqija ndodhn në jetë dhe se këto momente duhen përballur me forcë.

3
. Përrallat japin një gjuhë të përbashkët.

4. Përrallat kalojnë kufinjtë kulturorë.

5. Përrallat rrëfejnë histori dhe japin elementet e rrëfimit.

6. Përrallat zhvillojnë imagjinatën e fëmijës.

7.
Përrallat u japin prindërve mundësinë që t’u percjellin fëmijëve aftësi të të menduarit kritik.

8.
Përrallat japin mësime – morale; ku e mira eshte e mire dhe e keqja eshte e keqe.

Top Channel