Ashtu siç ishte parashikuar, zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë fituar nga koalicioni që udhëhiqet nga Milo Gjukanoviç, koalicion që ka 22 vite që drejton Malin e Zi.

Ndërsa shqiptarët kanë arritur të sigurojnë vetëm dy deputetë në Parlament, në një kohë kur më parë shqiptarët përfaqësoheshin nga katër deputetë.

Ky rezultat i dobët i poltikës shqiptare në Mal të Zi erdhi si pasojë e ligjit të ri elektoral dhe përçarjes së madhe mes partive politike shqiptare, të cilat u prezantuan në këto zgjedhje me katër subjekte elektorale, në një kohë kur në Mal të Zi ka vetëm 20 mijë votues shqiptarë.

Nga përpunimi i 94 për qind të të gjithë proçesit të votimit, rezultati është: koalicioni i Milo Gjukanoviç ka marrë 45,6 për qind të votave duke siguruar 39 deputetë, por pa arritur të sigurojë shumicën pasi Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë dhe këtij koalicioni i duhen dhe dy deputë që të sigurojë shumicën.

Aleatët e Milo Gjukanoviç për të siguruar shumicën pritet të jenë pakicat etnike, përkatësisht boshnjakët ose shqiptarët.

Në vendin e dytë renditet Fronti Demokratik i Serbëve me 23,9 përqind të votave, duke siguruar 20 deputetë. Një tjetër parti serbe është në vendin e tretë me 9 deputetë.

Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar se zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi kanë qenë “pluraliste dhe kanë respektuar të drejtat themelore”.

Megjithatë, deklarata e OSBE-së thotë gjithashtu se: “Abuzimi me burimet administrative dhe mungesa e transparencës në fushatë mbeten çështje shqetësuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA