Kosovë, granatë dore pranë Ministrisë së Tregtisë
15/10/2012 00:00
Policia e Kosovës ka caktivizuar një granatë dore, e cila kishte në
shënjestër Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë. Kjo e fundit ka
reaguar ndaj sulmit, duke thënë se ai përçon imazh të keq për gjithë
Kosovën.
“Ky mjet është vendosur në hyrje të Qendrës për Shërbime të Biznesit, i cili mund të konsiderohet si sulm i dyfishtë: ndaj institucionit dhe ndaj bizneseve”, thuhet në komunikatën e MTI-së.
Ministria ka dënuar fuqishëm aktin, duke thënë se “mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies”.
Top Channel