Bosnja ka nisur një projekt/pilot të monitoruar nga ndërkombëtarët për t’u përgatitur për regjistrimin e parë të popullsisë së saj që pas luftës së viteve 1992-1995.
Testi do të përcaktojë nëse Bosnja është gati të kryejë një projekt të plotë censusi në prill të vitit 2013, kanë deklaruar autoritetet.
Regjistrimi i plotë i të dhënave mbi popullësinë është një kërkesë kyçe për integrimin eventual të vendit në Bashkimin Evropian. Projekti/pilot do të zgjasë dy javë dhe pritet të përfundojë më 29 tetor.
Gjatë tij do të intervistohen rreth 15 mijë persona në entitetet e post-luftës, përkatësisht në Republikën Serbe të Bosnjes dhe Federatën e Bosnje e Hercegovinës.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në këtë vend është bërë në vitin 1991, kur ai ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Censusi i atëhershëm nxori se ishin rreth 4.4 milionë banorë që jetonin në Bosnje.
Ndërsa shpërbërja e federatës tregoi se 43.7 për qind ishin boshnjakë myslimanë, 31.4 për qind serbë dhe 17.3 për qind kroatë.
Por lufta 3-vjeçare mes kroatëve, myslimanëve dhe serbëve çoi në ndryshime të mëdha demografike. Konflikti vrau rreth 100 mijë persona dhe detyroi rreth 2.2 milionë të tjerë të braktisnin shtëpitë e tyre.
Top Channel