Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbetur nën “mëshirën” e partive opozitare, të cilat mund ta rrëzojnë atë pothuajse kur të duan.

Të paktën, kjo është ajo që shkruan të dielën “Telegrafi”, duke iu referuar daljes nga koalicioni i mazhorancës i dy ligjvënësve.

Largimi i deputetëve të Koalicionit për Kosovë të Re (KKR), Muhamet Mustafa dhe Amir Ahmeti nga ky grup parlamentar, e rrjedhimisht edhe nga koalicioni qeverisës, e ka dobësuar edhe më shumë ekzekutivin e vendit.

Këtij koalicioni, muaj më parë i është larguar edhe deputeti Emin Gërbeshi, ndërkaq veprimi i fundit i dy ligjvënësve të tjerë ka bërë që koalicioni qeverisës të ketë tre deputetë më pak sesa opozita, përkatësisht pesëdhjetë e shtatë.
Aleanca Kosova e Re është munduar të shtunën që të kamuflojë largimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar, duke e zëvendësuar atë me deputetin nga Partia Demokratike e Ashkalinjve, Danush Ademi, megjithatë numri i koalicionit qeverisës ka mbetur i njëjtë, për faktin se Ademi edhe ashtu ka qenë pjesë e koalicionit.

Mbetja e koalicionit me 57 deputetë u bën të mundur partive opozitare që me një votëbesim ta rrëzojnë qeverinë e drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta