Turqia shmang hapësirën ajrore të Sirisë

12/10/2012 15:20

Në një shenjë të qartë të përshkallëzimit të tensioneve, Turqia ka vendosur që të shmangë kalimin e avionëve civilë mbi hapësirën ajrore të Sirisë, raportoi të premten “CNN”.

Të dy fqinjët janë angazhuar në një konflikt gjithmonë e më të ashpër diplomatik, që kur disa predha mortaje të qëlluara nga ushtria e rregullt sirian goditën një qytet turk më parë gjatë muajit.

Këtë javë, gjuajtës të ushtrisë turke detyruan një avion civil rus që të ulej për inspektim në një aeroport pranë Ankarasë, rrugës për në Damask.

Në një deklaratë, kryeministri Erdogan konfirmoi prezencën e armëve të palejuara në bord, por Siria dhe Rusia u përgjigjën ashpër, duke konsideruar një mashtrim këtë deklaratë të Turqisë.

Linja kryesore që ndikohet nga vendimi i Ankarasë për të shmangur hapësirën siriane është ajo që lidh qytetet turke me Arabinë Saudite.

Që prej mëngjesit të së premtes, në vend të fluturimit mbi Siri, avionët civilë po përdorin hapësirën ajrore të Jordanisë ose atë të Republikës së Qipros Veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA