Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida Siria, jo vetem nuk e pranoi ekzistencen e armeve ne bordin e avionit te
saj te ndaluar nje dite me pare ne Turqi, por kaloi ne kundersulm duke
akuzuar Ankarane se po genjen ne menyre flagrante.
Ministria e Jashtme siriane e sfidoi kryeministrin Texhep Tajip Erdoan t’i konfirmoje pretendimet e tij duke treguar publikisht municionet e sekuestruara. Erdoan sqaroi te enjten se avioni u ndalua mbi bazen e dyshimeve se Rusia e ka shkelur embargon e armeve ndaj Sirise.
Moska mohon edhe ajo qe avioni te kishte ne bord nje ngarkese te paligjshme, e deklaroi se veprimet e Ankarase rrezikuan jetet e pasagjereve, 17 nder te cilet, shtetas rus. Sipas kreut te ekzekutivit turk, ngarkesa e konfiskuar ne aeroplanin qe kreu ulje te detyruar ne kryeqytetin turk, përmbante pajisje ushtarake dhe municione për qeverinë e Sirisë. Nje furnizues rus, sipas tij, kishte bërë të mundur sigurimin e futjes së ngarkesës së paligjshme. Ai nuk dha hollësi se ku e kishte marrë Turqia informacionin sekret apo kush kishte dhënë materialet ne rusi.
Avioni i linjës Syrian Air u lejua të kryente fluturimin e tij mëngjesin e sotëm, pas konfiskimit te ngarkeses se dyshimte. Incidenti i ka shtuar akoma me shume tensionet mes Damaskut dhe Ankarase. Ai vjen pas nje jave bombardimesh sporadike ku turqit i jane pergjigjur me zjarr predhave siriane te rena ne anen e tyre te kufirit, e duke ashpersuar keshtu retorikat mes dy kryeqyteteve.
Top Channel