SHBA, debati Biden-Ryan

12/10/2012 04:30

Kandidatët për zëvendës/President të SHBA-ve, Joe Biden dhe Paul Ryan janë përballur në të vetmin debat që do të zhvillohet mes tyre, teksa sondazhet tregojnë një rezultat të ngushtë.

Debati u hap me ceshtjen e sigurisë kombëtare, politikat ekonomike, taksat dhe shëndetësinë.

Në fillim, zoti Biden mbrojti me vigorozitet trajtimin e administratës së Obamës gjatë sulmit në konsullatën e Bengazit, si dhe karakterizimin e pasaktë të incidentit që shkaktoi reagim ndaj një video anti-Islame të bërë në SHBA.

Z. Biden nuk ngurroi për të sulmuar zotin Romney, duke thënë se vendimi i Republikanëve për të mbajtur një konferencë politike për shtyp në mëngjesin pas sulmit ishte nuk ishte një sjellje presidenciale.

Teksa ai tha: “Kritikat e Ryan për veprimet e administratës ishin “një tufë me shpifje”.

Demokratët shpresojnë të ndryshojnë rrjedhën pas asaj që u pa gjerësisht si një performancë të dobët e Presidentit Barak Obama në debatin me Mitt Romneyn javën e kaluar.

Nga ana tjetër Obama tha të mërkurën se ai ishte treguar “shumë i sjellshëm” me rivalin e tij, Mitt Romney.

Ekipi i fushatës të zotit Obama ka akuzuar zotin Romni, një republikan, biznesmen i njohur dhe guvernatori i Massachusetts, se ka zhvendosur qëndrimet e tij politike për të apeluar ndaj votuesve të moderuar dhe se ka gënjyer në debatin e zhvilluar mes tyre javën e kaluar në Denver të Colorados.

Top Channel