Rusi, konfirmohet dënimi për Pussy Riot

11/10/2012 04:14

Gjykata e Apelit në Moskë ka konfirmuar dënimin me dy vjet burg për tre anëtaret e grupit muzikor Pussy Riot, por duke lejuar njërën prej tyre në lirim me kusht.

Zëdhënësi i gjykatës shpjegoi se sipas gjykatësve Katia Samutsevich mund të riedukohet edhe jashtë burgut. Gjykata vendosi që e pandehura duhet t’i përmbahet një sërë kufizimesh dhe të mos kryejë penalitete të tjera.

Në leximin e verdiktit, Katia e cila do të lirohet menjëherë, festoi duke ngritur një grusht lart.

Dy shoqet e tjera do të kryejnë dënimin teksa gjykata nuk ndryshoi vendimet e mëparshme.          
 
Tre anëtaret e grupit u burgosën për mbajtjen e një proteste kundër presidentit Vladimir Putin në një katedrale të Moskës, teksa fyenin presidentin rus në një prej teksteve të këngëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA