Pakistan, mjekët shpëtojnë misionaren

11/10/2012 02:00

Mjekët në Pakistan arritën të heqin plumbin që rrezikonte jetën e një 14 vjecareje, të qëlluar në kokë nga talebanët të martën. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja e adoleshentes Malala Yousafzai, aktiviste për të drejtat e vajzave në këtë vend, mësohet të jetë stabilizuar.

Agresorët që sulmuan 14 vjecaren plagosën edhe dy shoqet e saj. Vajzave iu ishte zënë pritë kur po dilnin nga shkolla.

Episodi shkaktoi indinjatë ndërkombëtare, aq më tepër që një zëdhënës i talebanëve doli me kërcënimin e hapur se edhe po t’i mbijetonte operacionit, adoleshentja nuk do të kursehet e do të sulmohet sërish. Arsyeja e shënjestrimit të saj është për militantët fakti që promovon ateizmin.

Tani u takon autoriteteve vendase të mendojnë për marrjen në mbrojtje të vajzës që sfidoi hapur talebanët duke ngritur zërin kundër militantizimit e duke promovuar arsimimin e vajzave. Në shkollën ku ajo studion, nxënësit po luten për shërimin e shpejtë të saj.
        
“Malalën e kemi si motër. I urojmë më të mirën e të shërohet sa më parë. Lutemi gjithashtu që edhe të tjerët të arrijnë të përfitojnë nga pikëpamjet e saj udhërrëfyese për të gjithë ne”.

Një prej dy adoleshenteve të tjera të plagosura, është në gjendje kritike për jetën. Për familjen e 14 vjecares, tani është e sigurtë thote BBC, që nuk do të ketë më qetësi, sepse grupet militante do t’i gjurmojnë në cdo cep të Pakistanit, e mbase të afërmëve dhe vetë Malalës, do t’u duhet të largohen nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA