Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Një ish-oficer i shërbimeve inteligjente të marinës kanadeze është shpallur fajtor se ka spiunuar në favor të Rusisë për vite të tëra.
Nëntoger Jeffrey Delisle pranoi se i ka shitur Rusisë informacione sekrete të Kanadasë dhe NATO-s për 3 mijë dollarë në muaj.
Ai punonte në një seksion top-sekret të shërbimeve sekrete të marinës kanadeze dhe kishte akses direkt tek sistemet e informacioneve në lidhje me vende si SHBA dhe Britania e Madhe.
Për pothuajse katër vjet ai kopjoi informacione sekrete në karta memorieje të cilat i ndante me bashkëpunëtorët e tij nga Moska.
Raportohet se ai shkoi në ambasadën ruse në Otaua në vitin 2007 për të ofruar shërbimet e tij dhe u arrestua në janar.
Çështja rezulton se ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet e Kanadasë me aleatët e saj, deklaroi një gjykatë në provincën Nova Scotia ditën e mërkurë.
Korrespondenti i BBC në Toronto, Lee Carter thotë se vetëshpallja fajtor nga oficeri 41-vjeçar erdhi si një surprizë. Kjo do të thotë se ndalimi i publikimit të detajeve të çështjes është shfuqizuar dhe për rrjedhojë ato do të publikohen për herë të parë.
Në një seancë gjyqësore të mbajtur në mars, një deklaratë e ish-oficerit u publikua ku ai e cilësonte ditën që hyri në ambasadën ruse si “vetëvrasje profesionale”.
“Ditën që ndërrova krah… që nga ai moment ishte fundi i ditëve të mija si Jeff Delisle”, thoshte oficeri në deklaratë.
Top Channel