Militantët islamikë blejnë fëmijë-ushtarë

11/10/2012 00:00

Militantët islamikë që morën nën kontroll një pjesë të shtetit të Malit po mbledhin para përmes pengmarrjeve dhe trafikut të drogës ndërsa po imponojnë ligjin e Sharias.

Ata gjithashtu janë duke blerë fëmijë-ushtarë, duke paguar familjet 600 dollarë për fëmijë, ka bërë të ditur zyrtari i OKB-së Ivan Simonovic pas një vizite në vend.

Ekstremistët islamikë morën nën kontroll dy të tretat e territorit të Malit në muajin mars, kur një grusht ushtarak futi vendin në kaos. Zoti Simonovic bëri një portretizim të zymtë të abuzimit me të drejtat e njeriut atje.

“Të drejtat e grave po kufizohen në mënyrë të rreptë”, deklaroi ndimës sekretari i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një të dhënat e mbledhura nga formularët e plotësuar nga gra që ishin shtatëzënë ose kishin lindur fëmijë.

Shumë gra po detyrohen të bëjnë martësë, e cila mund të blihet për 1 mijë dollarë dhe shumë prej tyre shiten sërish për qëllime prostitucioni.

“Shkelja e të drejtave të njeriut po bëhet gjithnjë e më shumë sistematike. Militantët islamikë kanë vendosur një version ekstrem të Sharias”, ka deklaruar Simonovic në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB