Ekonomia gjermane e rrezikuar nga recesioni

11/10/2012 15:25

Një grup ekspertësh financiarë paralajmëruan Gjermaninë mbi rrezikun e përfshirjes në recesion.

Ekonomia më e madhe e Europës ka përballuar mirë krizën ekonomike të Eurozonës, por ekspozimi gjithmonë e më i madh në krizën e borxheve bën që të dëmtohet rritja ekonomike dhe të rrezikohet seriozisht një periudhë stanjacioni apo tkurrje ekonomike.

Gjithashtu, grupi i ekspertëve sulmoi nismën e fundit të Bankës Qendrore Europiane, për formimin e Mekanizimit të Shpëtimit, duke thënë se financimi i borxhit rrit rrezikun e inflacionit së monedhës së përbashkët.

”Inflacioni mund të inkurajohet nga financimi i huave të vendeve anëtare prej BQE”-së, shkruhej në raportin e përvitshëm të përbashkët të katër institutive financiare në Gjermani.

”Si rrjedhojë, qytetarët europianë dhe tregjet mund të humbasin besimin në aftësinë e BQE-së për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë të monedhës”.

Gjithashtu, sipas katër institutive, rritja ekonomike gjermane do të jetë më e vogël nga sa pritet, prej 0,8%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA