Afrika ka regjistruar më shumë sukses se Azia Jugore në luftën kundër urisë në dekadën e fundit, vlerësoi një raport mbi gjendjen ushqimore.
Sipas indeksit ndërkombëtar të urisë, zija e bukës është kufizuar gjeografikisht dhe në shumë zona të Kontinentit Afrikan është zhdukur.
Megjithatë, miliona persona vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga mungesa e ushqimit apo kequshqyerja.
Raporti kritikonte ashpër edhe qeverinë e vendit të dytë më të populluar të botës, Indisë, që pavarësisht rritje së madhe ekonomike, nuk ka regjistruar rezultate të rëndësishme në luftën kundër këtij problemi.
Vendet e Afrikës sub-sahariane dhe Azisë Jugore janë më problematiket në botë përsa i përket situatës ushqimore.
Raporti i vitit 2012 liston si vende me situatë “jashtëzakonisht alarmuese” Burundin dhe Eritrenë në Afrikë, e Haitin në Amerikën e Veriut.
Ndërkohë, vende me situatë “alarmuese” janë në Afrikë Etiopia, Çadi, Republika e Afrikës Qëndrore, Komoris, Sierra Leone, Angola, Zambia, Mozambiku, Madagaskari, Nigeri, Xhibuti e Sudani, ndërsa në Azi përfshihet Timori Lindor, Jemeni, Bangladeshi, India dhe Nepali.
Top Channel