Fizikantët e dritës vlerësohen me Nobel

10/10/2012 08:45

Serge Haroche dhe David Wineland janë të fizikantët që me punën e tyre në studimin e dritës dhe materies së saj nderohen me cmimin Nobel në Fizikë.

Shkencëtari francez, Haroche  dhe amerikane Wineland do të ndajnë së bashku shumën prej 1 milion eurosh që ndahet nga instituti i cmimeve Nobel në Suedi.

Në argumentimin e dhënies së këtij cmimi, ky institut deklaron se puna e këtyre dy shkencëtarëve mund të hapë porta dhe rrugë të reja për të përparuar komunikimin.

“Cmimi jepet si një mirënjohje për zbulimin e metodave eksperimentale që bëjnë të mundur matjen dhe manipulimin e sistemeve individuale kuantum”, thuhet në citimin Nobel.

Merita e dy fizikantëve qendron tek zhvillimi i punës kërkimore duke ndarë dhe studiuar për herë të parë fotonet dhe jonet, grimcat përbërëse të dritës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta